Lidhje

Rumsfeld niset për në Afganistan - 2002-04-25


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld niset sot për një turne në Afganistan dhe në vende të Azisë Qendrore që kufizohen me të, për të vlerësuar ecurinë e luftës kundër terrorizmit.

Një zëdhënëse e Pentagonit tha se zoti Rumsfeld do të takohet me një pjesë të më shumë se 6 mijë trupave amerikane në Afganistan dhe do të vizitojë vende të tjera në rajon ku do të falenderojë zyrtarët për mbështetjen e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë, gazeta Uashington Post njofton se javët e fundit, njësi sekrete ushtarake amerikane kanë marrë pjesë në sulme kundër vendstrehimeve të Al-Qaidës në Pakistan. Gazeta citon zyrtarë ushtarakë amerikanë të cilët thonë se njësi sekrete po zhvillojnë gjithashtu operacione zbulimi brenda Pakistanit.

XS
SM
MD
LG