Lidhje

Kalendari Historik 25 prill - 2002-04-25


Më 25 prill të vitit 1945, në San Fransisco të Kalifornisë u zhvillua konferenca që themeloi OKB-në me pjesëmarrjen e 46 vendeve anëtare. Konferenca synonte krijimin e një institucioni më efektiv për ndalimin e luftrave se sa Lidhja e Kombeve, që nuk kishte qenë e suksesshme. Ndërsa në disa vende vazhdonin akoma betejat e Luftës së Dytë Botërore, presidenti Harry Truman ju drejtua konferencës nëpërmjet një linje të veçantë të radios nga Washingtoni. Populli ynë na ka dhënë një mandat të fuqishëm. Ai ka besim se ne do ta përmbushim këtë detyrim që kemi ndaj tij. Ne se është e mundur, pra në se mendja, zemra dhe shpresat njerëzore mund ta realizojnë një gjë të tillë, ne duhet të parandalojmë përsëritjen e një fatkeqësie nga e cila në vitet e ardhshme do të vuante e gjithë bota, tha presidenti. Zoti Truman më pas miratoi ofertën e filantropistit amerikan John D. Rockfeller i Riu, për dhurimin e një pjese toke nga qyteti i New Yorkut për selinë e përhershme të OKB-së.

Më 25 prill të vitit 1970 me anën e një raporti të Këshillit Amerikan të Arsimit u bëhej thirrje udhëheqësve politikë dhe administratorëve të kolegjeve t’u jepnin fund ”përgjigjes së ashpër” ndaj protestave në kampuset e studentëve. Në raport thuhej se dy arsyet kryesore të protestave të studentëve ishin lufta e Vietnamit dhe vonesa e administratorëve për t’i lejuar studentët të kontrollonin disa aspekte të jetës së tyre në kampus. Në raport thuhej se shfrytëzimi politik i protestave të studentëve nga disa prej figurave publike kishte ndikuar gjithashtu në turbullirat që kishin ndodhur në kampus. Në raport citoheshin si shembuj deklaratat e nënpresidentit Spiro Agnew, që i kishte nxitur administratorët e kolegjeve dhe policinë të merrnin masa të rrepta kundër studentëve demonstrues. Gjithashtu, komentet e bëra në atë kohë në një fjalim të guvernatorit të Kalifornisë Ronald Reagan, e kishin acaruar më tepër gjendjen. Më pak se dy javë pas publikimit të raportit, gjatë protestave me rastin e sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kamboxhias, Trupat e Gardës Kombëtare vranë 4 studentë.

XS
SM
MD
LG