Lidhje

Takimi Bush - Princ Abdullah - 2002-04-25


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë të njëjtin vizion: dy shtete, Izraeli dhe Palestina, të jetojnë për krah njëri tjetrit në paqe dhe siguri.

Presidenti Bush i bëri këto komente dje pas një takimi 5-orësh në fermën e tij në Crawfdord të shtetit Teksas me Princin Trashëgimtar Abdullah. Presidenti Bush i bëri thirrje Izraelit të zgjidhë në mënyrë paqesore krizat në Ramallah e në Bethlehem dhe të përfundojë tërhiqjen nga territoret palestineze të Bregut Perëndimor. Ai tha përsëri se Autoriteti Palestinez duhet të bëjë më shumë për të ndaluar terrorin.

Princi Trashëgimtar Abdullah i tha presidentit Bush se Shtetet e Bashkuara duhet ti bëjnë më shumë trysni Izraelit për t’i fund ofensivës dhe të lirojë udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, i cili mbahet thuajse nën arrest shtëpie.

XS
SM
MD
LG