Lidhje

Të rejat kulturore të javës - 2002-04-26


The Scorpion King: është ky seriali i tretë i filmit The Mummy. Ish kampioni botëror në sportin e mundjes The Rock luan rolin kryesor në këtë film me aventura. Në film ai na paraqitet si njeriu që lufton kundër një udhëheqësi i cili mban të nënshtruar një komb të tërë. Dwayne Johnson i njohur më mirë si heroi i Federatës Botërore të Mundjes, provon tani talentin e tij në filmin e ri The Scorpion King. Megjithëse është vazhdim i dy serialeve të mëparshme, ngjarjet filmi i ri i merr nga një periudhë kohore më e lashtë. Duke vazhduar me të njëjtin rol që ai kishte vjet në të suksesshmin The Mummy Returns, betejat në filmin The Scorpion King zhvillohen për të shpëtuar njerëzit e skllavëruar. Për aktorin filmi nuk është thjesht action. Aty ka dramë, dashuri dhe komedi - një shans i mirë për aktorin që ai të rritet në karierën e tij. Megjithëse sapo filloi të shfaqet në kinematë amerikane, qysh tani po flitet për një serial tjetër të Scorpion King. Aktorët nuk pranuan të komentonin por dukeshin të habitur nga numri i admiruesve që i përshëndetën.

Filmi shënoi rekord duke arritur të grumbullonte 36,2 milion dollarë në shfaqjen e tij të parë dhe duke u rradhitur kështu i pari në kinematë amerikane.

Sandra Bullock ka rolin e hetueses kriminalistike në thrillerin e fundit Murder By Numbers. Bullock është ndjekje të dy gjimnazistëve që luhen nga Ryan Gosling dhe Michael Pitt të cilët mund të kenë kryer një krim të përsosur dhe mund ti shpëtojnë ligjit. Personazhi i Bullock ka për partner një hetues pa përvojë që luhet nga Ben Chaplin, dhe që kërkon ta zgjidhë çështjen sipas librave. Filmi i hedh një vështrim mendjes së dy vrasësve adoleshentë dhe përpjekjeve të hetuesve për të gjetur gjurmët pa krye të tyre. Sipas Bullock filmi zbulon një ngjashmëri shqetësuese midis vrasësit dhe viktimës. Murder by Numbers nuk ka thjesht misterin e vrasjeve tipike pasi identiteti i vrasësit dihet që në fillim. Ankthi që krijon filmi qëndron në mënyrën dhe arësyen e kryerjes së vrasjes. Filmi duket se forcon idenë e drejtësisë: Në se mendon se mund të shpëtosh kur ke vrarë, mendohu edhe njëherë.

Nga suksesi me albumin e tij të fundit Play në vitin 1999, këngëtari Moby është gati me albumin e tij të ri 18, pra me 18 këngë të reja. Album i tij i mëparshëm u shit në 10 milion kopje në mbarë botën Kënga e parë e albumit të ri titullohet We Are All Made of Stars, në vidion e të cilës Moby është i veshur me kostum austronauti për të vizituar Los Angelosin dekadent dhe të shthurur. Një numër fytyrash të njohura shfaqen në video si Tommy Lee, Dave Navarro dhe Dominique Swain. Kënga We are all made of star del në shitje më 29 prill kurse albumi i ri më 13 maj.

XS
SM
MD
LG