Lidhje

Izraeli diskuton mbi kompetencat e misionit të OKB-së në Jenin - 2002-04-26


Të dërguar izraelitë dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara pritet të rifillojnë sot bisedimet mbi kompetencat dhe përbërjen e një misioni për zbulim faktesh në kampin palestinez të refugjatëve në Jenin të Bregut Perëndimor. Të dyja palët zhvilluan dje vonë një takim që zgjati dy orë e gjysëm.

Izraeli kërkon që në grup të përfshihen më shumë ekspertë ushtarakë, që hetimet të kufizohen vetëm në kampin e refugjatëve në Jenin dhe të hetohet edhe terrorizmi palestinez në këtë kamp. Palestinezët thonë se trupat izraelite masakruan civilë në Jenin. Izraeli e kundërshton me forcë këtë akuzë. Kombet e Bashkuara thonë se presin që hetuesit të arrijnë në rajon brenda javës.

XS
SM
MD
LG