Lidhje

Forcat izraelite hyjnë në Kalkija - 2002-04-26


Forcat izraelite hynë në qytetin palestinez Kalkija të Bregut Perëndimor dhe në 3 fshatra aty pranë. Dëshmitarët thanë se rreth 10 tanke dhe autoblinda hynë gjatë natës në qytetin dhe fshatrat në fjalë dhe se ushtarët bënë kërkime shtëpi më shtëpi pasi vendosën ndalim-qarkullimin.

Ushtria izraelite tha se trupat ndaluan të paktën 13 palestinezë të dyshuar për veprimtari terroriste kundër izraelitëve. Më parë, ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës shkëmbyen të shtëna armësh me palestinezë të armatosur në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Zyrtarë palestinezë të sigurimit thanë se një grua palestineze u vra, por nuk dihet në se viktima u gjënd në mes të shkëmbimit të zjarrit apo ishte një prej sulmusve palestinezë.

XS
SM
MD
LG