Lidhje

Në Francë vazhdojnë protestat - 2002-04-28


Më se 100 mijë njerëz dolën dje për të protestuar nëpër rrugët e qyteteve të Francës, ndërkohë që grupe të majta po bashkohen kundër kandidatit për president, ekstremistit të djathtë, Zhan Mari Lë Pen. Protesta më e madhe u zhvillua dje në Paris, ku morën pjesë të paktën 40 mijë veta.

Vendi i dytë që zoti Lë Pen zuri të dielën e kaluar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale e tronditi Francën dhe dha shkas për protesta të përditshme. Të dielën e ardhshme udhëheqësi i partisë së Frontit Kombëtar, e cila është kundër imigrantëve, do të ketë përballë në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale, presidentin e tanishëm të Francës, Zhak Shirak. Anëtarë të 60 grupeve të ndryshme majtiste u kanë kërkuar protestuesve që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet ndërmjet tyre dhe të votojnë për presidentin Shirak.

XS
SM
MD
LG