Lidhje

Gjykata e Faktit në Tiranë jep vendimin për vrasjen e deputetit Hajdari - 2002-04-29


Në Shqipëri gjykata e Faktit në Tiranë dha sot vendimin për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari më 12 shtator të vitit 1998. Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmanin nën akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim të deputetit Hajdari.

Gjykata dënoi me 25 vjet burgim në mungesë Izet Haxhinë dhe 20 vjet për Ismet Haxhinë si bashkëpunëtoreë në atentatin ndaj zotit Hajdari. Ndërsa Isamedin Haxhia u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjykata shpalli të pafajshëm dhe liroi në sallën e gjyqit Fatmir Metën, ish drejtues i komisariatit të Tropojës në atë kohë.

Procesi hajdari nisi një vit më parë, në prill të viti 2001. Nga të gjithë personat e akuzuar si ekzekutuesit e atentatit të 12 shtatorit, vetëm Jaho Mulosmani mbeti gjallë, dhe u kap pak ditë pas hapjes së procesit. Të tjerët janë vrarë në atentate të një pas njëshme, duke e bërë akoma m të mjegullt të vërtetën e vrasjes së zotit Hajdari. Sipas gjykatës motivi ka qenë hakmarrja.

Nga ana e saj Partia Demokratike ka deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe se vrasja e deputetit të saj ka qenë politike dhe akuzuar socialistët në pushtet dhe qeverinë e atëhershme të zotit nano dhe shefin e shërbimeve sekrete shqiptare Fatos Klosi si organizatorët e atentatit.

XS
SM
MD
LG