Lidhje

Shirak kërkon mbështetjen e votuesve - 2002-04-30


Presidenti i Francës Zhak Shirak u kërkoi votusve të majtë që ta mbështesin atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën e ardhshme. Në një intervistë me radion franceze, udhëheqësi konservator tha sot se zgjedhjet kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave të republikës franceze.

Zoti Shirak u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm gjatë demonstratave të planifikuara për nesër. Pritet të zhvillohen demonstrata nga sindikata e punëtorëve, me rastin e 1 Majit, dhe nga partia e rivalit të presidentit Shirak, zotit Le Pen, Fronti Kombëtar i Francës.

Zoti Le Pen shkaktoi pakënaqësi të mëdha javën e kaluar kur u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, në të cilat ai konkuron kundër presidentit konservator, Zhak Shirak.

XS
SM
MD
LG