Lidhje

Ekspertët vlerësojnë pasojat e mundshme të një sulmi biologjik - 2002-04-30


Ekspertë të kërcënimit terrorist thonë se një sulm i vetëm biologjik kundër Shteteve të Bashkuara mund të vrasë një milion njerëz, ose 10 herë më shumë sesa një goditje bërthamore.

Ekspertë të Insitutit Brookings, me seli në Uashington, do të publikojnë sot një studim, në të cilin analizojnë dëmet e shkaktuara nga armë të shkatërrimit në masë. Studimi vë në dukje se 100 mijë veta do të vdisnin sikur një bombë bërthamore të godiste një qytet të madh amerikan, kurse numri i të vrarëve si pasojë e një sulmi kundër një impianti bërthamor apo një uzine kimike, do të arrinte në rreth 10 mijë veta.

Në studim thuhet se rreziku më i madh mund të vijë nga një përhapje në shkallë të gjërë e virusit të lisë, antraksit, ebolës apo agjentëve të tjerë vdekjeprurës biologjikë. Autorët e studimit e këshillojnë presidentin Bush që t’i përqendrojë përpjekjet e tij për sigurimin brenda vendit në parandalimin e një skenari të tillë tmerrues.

XS
SM
MD
LG