Lidhje

Kongresi amerikan mbi Naton - 2002-05-02


Në seancën në Kongres ishin ftuar ambasadorët e vendeve të Evropës jugore e lindore, përfshi Shqipërinë, që kanë paraqitur kandidaturën për anëtarësim në Nato.

Nën kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë Elton Gallegly tha se Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë theksuar se zgjerimi i Natos me vende të reja do të ndikojë drejt përdrejt në forcimin e sigurimit dhe qëndrueshmërisë jo vetem në Evropë por edhe me gjëre.

Në muajin nëntor në Pragë, vendet anëtare të Natos kanë planifikuar një takim për të vendosur mbi vendet e reja anëtare. Në listën e kandidatëve janë 10 vende, përfshi Shqipërinë, tre republikat balltike, Slovakine, Sllovenine, Kroacine, Rumanine, Bullgarine e Maqedonine

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara Fatos Tarifa i tha komisionit te kongresit se dëshira e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Nato nuk është diçka e re, por rezultat i përpjekjeve më se 10 vjecare të Shqipërisë për t’u integruar në rrjedhat evropiane.

Ndërsa ligjvënësi Eliot Engel vuri në dukje se zgjerimi i Natos ka si objektiv kryesor shtimin e qëndrueshmërisë në rajonin Euro-Atlantik dhe nxitjen e sigurimit afatgjatë për të gjitha vendet anëtare e jo anëtare te aleancës. Por shtoi se ky objektiv nuk mund të realizohet pa bashkërendimin dhe bashkëpunimin me organizata të tjera si Bashkimi Evropian dhe OSBE.

Ligjvënësi Engel tha se Shtetet e Bashkuara nuk vënë në dyshim dëshirën e sinqertë të vendeve kandidate per t'u bere pjesë e aleances. Por ai shtoi se çeshtja që shqeteson Washingtonin është nëse të gjitha keto vende kanë arritur nivelin e duhur ekonomik dhe institucional për të përmbushur detyrimet qe sjell ky anëtaresim në Nato.

XS
SM
MD
LG