Lidhje

2 persona të tjerë në Hagë - 2002-05-02


Edhe 2 persona të paditur për krime lufte në ish Jugosllavi iu dorëzuan gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë. Ish zëvëndës-kryeministri jugosllav, Nikola Sainoviç, dhe ish komandanti i burgjeve sërbe në Bosnje, Momçillo Gruban shkuan sot nga Beogradi në Hollandë dhe u dërguan në burgun e Gjykatës së Hagës.

Zoti Sainoviç, i cili ishte ndihmës i lartë i ish presidentit Sllobodan Millosheviç, është akuzuar për krime kundër njerzimit për rolin e tij në fushatën e forcave qeveritare kundër shqiptarëve të Kosovës. Zoti Gruban ishte drejtor i një burgu për myslimanët boshnjakë gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë. Ai është akuzuar për vrasje, abuzim seksual dhe torturimin e të burgosurve.

XS
SM
MD
LG