Lidhje

Konferenca e paqes mbi Lindjen e Mesme - 2002-05-03


Zyrtarë amerikanë thonë se një konferencë e paqes mbi Lindjen e Mesme e planifikuar për muajin tjetër, mund të mbahet në Evropë në nivelin e ministrave të jashtëm.

Sekretari i Shtetit, Colin Powell, e bëri të njohur këtë ide dje, pas takimit me zyrtarë të lartë nga Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Sekretari Powell thotë se synimi është t’i gjehet një zgjidhje politike konfliktit në rajon, e cila do të çonte në krijimin e një shteti palestinez.

Palestinezët si edhe izraelitët e mirëpritën propozimin amerikan për konferencën e paqes, por thonë se kërkojnë të dinë më shumë para se të pranojnë të marrin pjesë. Kjo çështje do të diskutohet ditën e martë, gjatë takimit të presidentit Bush me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, zyrtarët amerikan po përpiqen të mos ushqejnë shpresa të mëdha, duke thënë tani se nuk ka të ngjarë që në konferencën e qershorit të arrihet një marrëveshje paqeje. Ata thonë se shumë çështje duhet të zgjidhen para takimit, përfshirë rendin e përpiktë të ditës dhe kush do të marrë pjesë.

Po dje, dy palestinezë dhe një ushtarë izraelit u vranë në një përpjekje me armë gjatë një inkursioni të shkurtër izraelit në qytetin Nablus. Izraeli thotë se forcat e tij po ndjeknin persona të dyshuar se po planifikonin të kryenin një sulm me bomba në Izrael gjatë ditëve të ardhshme.

Ushtria izraelite njofton se arrestoi katër persona dhe shkatërroi dy laboratore bombash dhe një makinë të mbush me armë, para se të tërhiqej nga qyteti.

Ndërkohë, palestinezët thonë se bisedimet për t’i dhënë fund ballafaqimit tek Kisha e Lindjes së Krishtit në Bethlehem përfudnuan pa rezultat.

XS
SM
MD
LG