Lidhje

Afganistan, në kërkim të terroristëve - 2002-05-04


Forcat e koalicionit po vazhdojnë sot kërkimet për grupe të fshehura talebane dhe të al-Qaidës në Afganistanin Jugor dhe Lindor. Një zëdhënës ushtarak britanik thotë se forcat e vendeve perëndimore, gjatë operacionit për spastrimin e pjesës juglindore të vendit, kanë hasur vetëm në fshatarë dashamirës. Ndërkaq, disa qindra trupa të këmbësorisë kanadeze kanë filluar një operacion tjetër për gjetje informacionesh të mundshme zbulimi në një zonë të thyer malore në Afganistanin Lindor. Një zëdhënës ushtarak amerikan thotë se forcat e koalicionit kanë sekuestruar një top kundërajror dhe disa armë të tjera ndërkohë që po çarmatosnin dje një fshat të panjejtësuar në Afganistanin Jugor. Forcat ajrore amerikane dhe ato tokësore afgane janë të pranishme në operacionet e komanduara nga britanikët dhe kanadezët.

XS
SM
MD
LG