Lidhje

Bangladesh, përmbyset trageti - 2002-05-04


Autoritetet në Bangladesh thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish mund të jenë mbytur kur një traget u përmbys gjatë një stuhie të fuqishme natën rreth 150 kilometra në perëndim të kryeqytetit Daka. Rreth 100 persona u shpëtuan apo notuan e mbërritën në breg, ndërkohë që anija po fundosej në lumin Meghna. Persona që kanë arritur të shpëtojnë thanë se disa pasagjerë ishin marrë nga rryma e shpejtë, ndërsa të tjerë ishin zënë në ambjentet e brendshme të tragetit që po mbytej. Zyrtarët thonë se një shifër e saktë e viktmave të fatkeqësisë nuk është e mundur deri sa anija të nxirret nga fundi i lumit. Ka njoftime kontradiktore lidhur me numrin e pasagjerëve në bord kur trageti u mbyt.

XS
SM
MD
LG