Lidhje

Shqipëri, Aleanca Demokratike në opozitë - 2002-05-04


Në Shqipëri, Aleanca Demokratike, njëra nga partitë e koalicionit të majtë qeverisës, vendosi sot të tërhiqet nga ky koalicion dhe të rreshtohet në opozitë, ndërsa të gjithë përfaqësuesit e saj në qeveri do të japin dorëheqjen. Vendimi u mor nga konferenca kombëtare e kësaj partie e mbledhur në Tiranë. Largimi i Aleancës Demokratike pritet t’ua vështirësojë socialistëve zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit nga radhët e tyre. Partia Aleanca Demokratike ka kërkuar që zgjedhja e kreut të shtetit të bëhet me një konsenus sa më të gjerë politik.

XS
SM
MD
LG