Lidhje

Sharon takohet sot me Rumsfeld - 2002-05-05


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka ardhur në Washington për të zhvilluar bisedime me Presidentin Bush dhe zyrtarë të lartë mbi konfliktin e Izraelit me palestinezët. Ai do të shkojë nesër në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Sharon do të paraqesë një dosje me 100 faqe, për të cilën Izraeli thotë se tregon lidhjet e drejtpërdrejta të udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat me terrorizmin.

Në raportin izraelit thuhet se zoti Arafati ka përdorur paratë që i kishin dhënë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për të financuar esktremistët për sulme kundër izraelitëve. Zyrtarët palestinezë e hedhin poshtë raportin, duke e cilësuar si të pavërtetë dhe të falsifikuar. Bashkimi Evropian thotë se po pret që Izraeli të paraqesë prova, para se të mbështesë akuzat e tij.

Nderkohe duket përfaqësuesit izraelitë dhe palestinezë janë afër arritjes së një marrëveshjeje, që do ti jepte fund rrethimit të Kishës së Lindjes së Krishtit në Bethlehem të Bregut Perëndimor. Diplomatë amerikanë dhe evropianë kanë ndihmuar të dyja palpt të hartojnë një plan, sipas të cilit disa prej palestinezëve të bllokuar në Kishën e Lindjes së Krishtit do të shkonin në mërgim në Itali dhe disa të tjerë në Gaza për tu gjykuar nga gjykatat palestineze. Çështja më e vështirë është se sa prej gati 40 palestinezëve, që kërkohen nga Izraeli, do të deportoheshin dhe sa do të dërgoheshin në Gaza. Rreth 80 personat e tjerë në kishë, mes tyre civilë dhe klerikë, do të liroheshin.

XS
SM
MD
LG