Lidhje

Aung San Suu Ci e lirë - 2002-05-06


Udhëheqësja pro demokracisë e sapo-liruar e Birmanisë, Aung San Suu Çi, u zotua të ndihmojë në vendosjen e demokracisë në vendin e saj të sunduar nga ushtria.

Zonja Aung San Suu Çi u përshëndet nga mijëra përkrahës, pasi qeveria e lejoi atë sot të largohej nga shtëpia e saj në Rangun. Përkrahësit thërrisnin dhe përshëndesnin, ndërsa ajo shkonte drejt selisë së partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci. Laureatja 56 vjeçare e çmimit Nobel tha se lirimi i saj është një agim i ri për Bismaninë. Udhëheqësja e opozitës birmanze tha se ushtria nuk i ka vënë kufizime se ç’mund të bëjë e ku mund të shkojë. Ndërkohë, qeveria tha se populli i Birmanisë ka hapur një faqe të re në historinë e tij.

XS
SM
MD
LG