Lidhje

Tentativë për rrëmbimin e një vajze në Divjakë - 2002-05-06


Katër të vrarë, mes të cilëve prindërit e një vajze të re, dhe dy të plagosur janë bilanci i një tragjedia të ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshe ne një fshat te Divjakës, në Shqipëri. Dy të rinj Alfred Shoni 21 vjec dhe Klajdi Prifti 18 vjec hynë mbrëmë në shtëpine e 19 vjecares Lena Lala duke vrarë më pas prindërit e saj dhe duke plagosur vajzën me armë zjarri.

Dy të rinjtë të cilët dyshohen se mund të rrëmbenin vajzën për qëllime trafiku, janë larguar duke vrarë më pas një tjetër person, Artan Metni, 28 vjec, pasi ky i fundit nuk pranoi t’u jepte makinën e tij. Vrasësit janë larguar me autoveturën e grabitur dhe gjatë rrugës, Alfred Shoni ka qëlluar edhe bashkëpunëtorin e tij Prifti, duke e hedhur më pas trupin e tij në rrugë. Shoni ka vazhduar udhëtimin edhe dy kilometra derisa është përplasur te një pikë karburanti. Këtu megjithëse i plagosur nga përplasja ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke qëlluar me armë, por është arrestuar.

Për këtë ngjarje foli në mesditë edhe kryeministri Pandeli Majko, i cili u nis drejt Divjakës pranë familes së viktimave. Kryeministri deklaroi se kjo ngjarje tragjike është një përgjigje ndaj të gjithë atyre që shprehen se në Shqiëpri shpesh janë vetë familjarët që japin vajzat e tyre për trafikim. Ai premtoi se me masat që po merren këto ngjarje do të shkojnë drejt një kufizimi përfundimtar.

XS
SM
MD
LG