Lidhje

Beta Bllokuesit - 2002-05-07


Si shumë pacientë pas një goditje në zemër, Gary Tureau merr beta bllokues. Ky grup ilaçesh ndihmon për të përmirësuar gjendjen e zemrës së sëmurë, kontrollon tensionin e gjakut dhe pakëson mundësinë për goditje të tjera në zemër.

Në rastin e këtij pacienti, beta bllokuesit filluan të jepeshin pak para operacionit bypass. Bazuar në një studim në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, shtimi i përdorimit të beta bllokuesve para operacionit mund të ndikojë dukshëm në shpëtimin e jetës në rreth 80 përqind të rasteve.

Kirurgu Bruce Ferguson i qëndrës shkencore pranë universitetit të Louisianës kryesoi ekipin e mjekëve në këtë studim që zgjati 6 vjet, duke vëzhguar e analizuar gjëndjen e rreth 600 mijë pacientëve gjatë muajit të parë pas operacionit bypass.

XS
SM
MD
LG