Lidhje

Ilaç kundë alergjisë - 2002-05-07


Pranvera për shumë vetë është një periudhë teshtimash, rrufë e djegie sysh. Që të gjitha smptomat klasike të alerigjës stinore.

Në Francë shumë vetë gjejnë lehtësim nga këto simptoma duke mbajtur nën gjuhë doza të larta poleni kundër alergjisë. Për shembull, thotë mjeku Zhan Bosqmet i Institutit Paster, në se ju vuani nga alergjia për shkak të polentit të barit, mjeku ju jep doza të larta polen bari në formë ilaçi.

Mjeku Zhan Bosqme thotë se ilaçi është i thjeshtë dhe i efektshëm dhe tashmë ka gjetur një përdorim të gjërë në Francë, Gjermani e Itali.

Për të luftuar alergjinë rreth 40 milionë amerikanë marrin çdo javë ose çdo muaj ilaç nëpërmjet inxheksioneve. Por përse ilaçi me polen nuk përdoret edhe në Shtetet e Bashkuara

Mjeku Richard Lackey thotë se në Amerikë nevojiten studime të tjera para se të rekomandohet një ilaç i tillë. Mjekët amerikanë, thotë ai, duan të sigurohen që ilaçi me polen është po aq i efktshëm sa edhe ilaçi me inxheksion.

XS
SM
MD
LG