Lidhje

Karla Del Ponte në Vukovar - 2002-05-07


Krye-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte viziton sot qytetin e Vukovarit, zonë e luftimeve të përgjakshme gjatë rrethimit 3 mujor të qytetit në luftën e Kroacisë për tu shkëputur nga Jugosllavia. Zonja Del Ponte pritet të takohet me dëshmitarë të krimeve të kryera gjatë luftës. Ajo do të vizitojë gjithashtu një fermë pranë qytetit, ku forcat sërbe akuzohen të kenë vrarë rreth 250 të sëmurë të marë nga një spital i qytetit. Krye-prokurorja Del Ponte e filloi vizitën e saj dy-ditëshe në Kroaci dje, duke u takuar me kryeministrin Ivica Raçan në Zagreb. Në bisedime pritej të diskutoheshin përpjekjet e Kroacisë për të nxjerrë para drejtësisë personat e dyshuar për krime lufte.

XS
SM
MD
LG