Lidhje

Franca evakuoi 12 shtetasit e plagosur në Karaçi - 2002-05-08


Franca evakuoi 12 shtetasit francezë, që u plagosën dje nga një shpërthim vetë-vrasës vdekje-prurës në Karaçi të Presidentit. Francezët u evakuan sot me një aeroplan gjerman. Një ekip mjekësh gjermanë dhe francezë po shoqërojnë të plagosurit, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Nga ky sulm humbën jetën edhe 11 shtetas francezë. Nuk është njoftuar ende se kur do të evakuohen trupat e 11 viktimave.

Dje, shoferi i një makine të mbushur me eksploziv kaloi afër një autobuzi, me të cilin po udhëtonin shtetasit francezë, dhe aktivizoi eksplozivin. Asnjeri nuk ka marë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet dyshojnë se rrjeti terrorist Al-Kaida i Osama Bin Ladenit kishte gisht në të.

XS
SM
MD
LG