Lidhje

Bush pret reagimin e Arafatit - 2002-05-08


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Feleisher tha se presidenti Bush është në pritje të reagimeve të udhëheqësve palestinezë për të parë në se ata janë të angazhuar për dhunë të mëtejshme apo për paqe.

Zoti Fleisher tha se pas sulmit të djeshëm në Tel Aviv, presidenti dëshiron të shohë se çfarë masash do të marrin palestienzët për t’i dhënë fund sulmeve vetë-vrasëse me bomba kundër civilëve izraelitë.

Pas shpërthimit të djeshëm kryeminsitri izraelit Ariel Sharon i dha fund para kohe një vizitë në Amerikë, për t’u kthyer në vendin e tij, ku siç tha ai, do të planifikojë përgjigjen hakmarrëse. Në një konferencë shtypi para largimit, zoti Sharon tha se: “Izraeli do të godasë më parë dhe do t’i vrasë ata që përpiqen ta godasin.”

Dhe ndërsa po shtohen mundësitë që Izralei të rifillojë fushatën ushtarake në territoret palestineze, presidenti Bush tha se ai kurrë nuk do t’i tregojë kryeminsitrit izraelit se si t’i kryejë detyrat e tij duke shtuar se i takon atij të vendosë se ç’do të bëjë.

Shpërthimet e djeshme i vështirësojnë më shumë përpjekjet e Ameirkës për t’i kthyer izraelitët dhe palestinezët në tryezën e bisedimeve. Zoti Sharon e quajti zotin Arafat ”armik”. Shtëpia e Bardhë thotë se ende është e gatshme të bisedojë me zotin Arafat si dhe me anëtarë të tjerë të Autoritetit Palestinez, të cilët tha zëdhënësi Fleisher, po përpiqen të gjejnë rrugë për reforma.

Kryeministri Sharon dhe presidenti Bush nuk arritën të binin dakort mbi nevojën e krijimit të një shteti palestinez. Po ashtu të dyja palët kanë edhe mosmarrëveshje mbi kolonitë hebraike në rajonet palestineze. Dy udhëheqësit ranë dakort nga ana tjetër se autoritetet palestienze duhet të reformojnë institucionet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin dhe që të jenë më të hapura. Për këtë qëllim drejtori i CIA-s, George Tenet do të rikthehet në rajon për të ndihmuar palestinezët të ristrukturojnë forcat e sigurimit.

Kur të shkojë ai atje, tha zëdhënësi Fleisher, do të jetë një rast i mirë për të parë në se zyrtarët palestinezë po marrin apo jo masa për të luftuar dhunën.

Duke folur me gazetarët zoti Fleisher tha se pyetja që duhet t’i japin përgjigje palestinezëpt është: a janë audhëheqësit e tyre të angazhuar për më shumë dhunë, apo do të mbajnë premtimin për të punuar kundër terrorizmit?

Ka ardhur koha tha zëdhënësi, që udhëheqësit palestinezë të veprojnë, tani që presidenti Bush është në pritje të hapave të tyre, për të parë në se ata do ta shfrytëzojnë rastin për të ndihmuar njerëit e tyre që nuk janë angazhuar në dhunë.

Përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme presidenti Bush i vazhdon sot me një takim me mbretin e Jordanisë Abdullah.

XS
SM
MD
LG