Lidhje

Intervistë me John Sullivan - 2002-05-08


RD:Çfarë përmasash ka korrupsioni në vendet e Ballkanit.

JS: Nga studimet e bëra, veçanërisht nga Instituti për Zhvillimin Ligjor të Evropës Juglindore i cili ka publikuar një listë të përmasave të ndryshme të korrupsionit në Ballkan pas anketimit të bërë në disa vende, doganat rradhiten të parat në këtë listë dhe pas tyre vijnë autoritetet e bashkisë. Më habiti fakti se sistemi shëndetsor është prekur thellë nga korrupsioni. Njerëzve iu duhet të paguajnë më shumë për të marrë shërbimin e duhur. Pra duket se korrupsioni kap pothuajse çdo sektor të qeverisë. Problemi më i madh ka të bëjë me privatizimin, prokurimet në agjensitë qeveritare e kështu me rradhë. Pra mund të themi që korrupsioni shtrihet në të gjithë aspektet e shoqërisë.

RD: A mendoni se Shqipëria është vendi që po ecën më ngadalë në luftën kundër korrupsionit. JS: Nuk jam i sigurt në se kjo është e plotësisht e vërtetë. Por mund të them se Shqipëria ka ecur në përgjithësi më ngadalë në reformat ekonomike në krahasim me vendet e tjera. Sektori informal aty është më i larti gjithashtu edhe shkalla e emigracionit në vende të tjera është e lartë. Mungesa e mundësime për punësim dhe shkalla e strukturave shtetërore të pareformuara mund të jenë faktorët kryesor të këtij ngadalësimi. Në se shpejtohen reformat do të përfitohet shumë.

RD: Kemi parë iniciativa të ndërmarra nga qeveria shqiptare përmes programeve të Bankës Botërore dhe organizatave të tjera për të zgjidhur këtë problem e megjithatë këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat. Çfarë do tu këshillonit ju qeverisë?

JS: Mendoj se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. Nga bisedat që kam patur me afaristët në Shqipëri mësova se shumë pak nga ata janë konsultuar nga qeveria për këto projekte në procesin e formulimit të tyre dhe ata janë skeptikë se ato po zbatohen siç duhet si përshembull në fushën e prokurimeve apo në sektorin e energjitikës. Shqipëria është një vend që nuk ka zbatuar ende shumë nga reformat institucionale. Ajo ka mundësinë ta bëjë këtë edhe më mirë tani. Avantazhi i Shqipërisë është se duke qënë vend që po kalon periudhën e tranzicionit më vonë se në vendet e tjera, mund të nxjerr mësime nga gabimet e bëra në këto vende. Në se nuk krijohen vende të reja pune dhe sektori i biznesit të vogël nuk investon për zgjerimin e veprimtarive të tyre, çdo reformë nuk do të ketë efektin e duhur tek qytetarët e thjeshtë.

XS
SM
MD
LG