Lidhje

Presidenti Bush takon mbretin e Jordanisë - 2002-05-09


Presidenti Bush dhe mbreti Abdullah i Jordanisë u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme. Para takimit, presidenti Bush u tha gazetarëve se shpreson që kryeministri izraelit Ariel Sharon të ketë në mëndje një vizion paqeje, siç u shpreh ai, ndërsa ai vendos mbi përgjigjen ndaj shpërthimit vetë-vrasës të së martës në afërsi të Tel Avivit.

Presidenti shtoi se urdhëri i zotit Arafat që forcat e rendit të frenojnë sulmet kundër civilëve izraelitë është një shenjë shumë pozitive. Kurse mbreti Abdullah tha se ministri i Jashtëm i Jordanisë do të këshillohet me udhëheqësit arabë për ta bërë të qartë, siç u shpreh ai, visionin e Beirutit.

Në takimin arab të nivelit të lartë të këtij viti, pjesëmarrësit mbështetën një plan saudit të paqes, sipas të cilit vendet arabe do të normalizonin marrëdhëniet me Izraelin nëse Izraeli tërhiqet nga tokat e pushtuara arabe në luftën e vitit 1967.

XS
SM
MD
LG