Lidhje

SHBA drejt një kontrolli më të rreptë të vizave studentore - 2002-05-09


Ligjvënësit amerikanë miratuan një plan për të forcuar kontrollin mbi vizat dhënë vizitorëve dhe studentëve për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi njëzëri projektligjin, i cili u miratua muajin e kaluar nga senati dhe që do të vëzhgojë nga afër njerëzit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara me viza studenti.

Ligji forcon gjithashtu procedurën e aplikimeve për viza nga vendet që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë si shtete që financojnë terrorizmin. Propozimi gjithashtu iu kërkon kolegjeve dhe universiteteve të njoftojnë zyrtarët e imigracionit në se studentët e huaj e lënë shkollën ose nuk regjistrohen për të marr klasa. Projektligji i kalon tani presidentit Bush i cili ka thënë se do ta miratojë.

XS
SM
MD
LG