Lidhje

NATO do të pakësojë forcat paqeruajtëse - 2002-05-10


NATO-ja njoftoi se deri në fund të vitit do të pakësojë numrin e forcave paqëruajtëse në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë. Në një deklaratë që bëri sot, NATO-ja vuri në dukje se pakësimi i paqëruajtësve bëhet si rezultat i përmirësimit të gjendjes së sigurimit në Ballkan. Në deklaratë thuhet se forcat paqëruajtëse në Bosnje do të shkurtohen nga 19 mijë në 12 mijë, ndërsa në Kosovë nga 38 mijë në 33 mijë e 200. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, tha se edhe pas pakësimit të numrit, forcat paqëruajtëse do të kenë kapacitetin e duhur për të mbajtur një mjedis të sigurtë në ato rajone.

XS
SM
MD
LG