Lidhje

Britania ekstradon të dyshuarin algjerian - 2002-05-10


Një gjykatë britanike miratoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të një algjeriani të dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist të al-Qaidës, i cili akuzohet se ka komplotuar për të hedhur në erë Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit. Gjykatësi vendosi se ka prova të mjaftueshme për të autorizuar ekstradimin e Amar Makhlulif.

Prokurorët amerikanë thonë se i akuzuari është një ndër rekrutuesit e rëndësishëm të al-Qaidës, i cili ka ndihmuar në dërgimin e individëve të rinj në kampet stërvitore në Afganistan. Autoritetet amerikane e kanë akuzuar Amar Makhlulifin për komplot me udhëheqësin e al-Qaidës Osama bin Laden për të hedhur në erë aeroportin gjatë festimeve me rastin e mijëvjeçarit të ri, 2 vjet më parë.

Komploti dështoi kur autoritetet amerikane arrestuan personat që mendohet se ishin bashkëpunëtorë të tij, ndërkohë që ai po përpiqej të futej në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja me lëndë plasëse në automjetin e tij.

XS
SM
MD
LG