Lidhje

Shpërthim në Izrael - 2002-05-10


Zyrtarët izraelitë thanë se një bombë ose një granadë dore shpërtheu në qytetin jugor të Beershabas, duke shkaktuar plagosjen lehtë të të paktën 4 vetëve.

Njoftohet se policia ka arrestuar 2 të dyshuar. Nuk është njoftuar identiteti i tyre dhe asnjeri nuk ka marë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi ndodhi ndërkohë që forcat izraelite vazhdojnë të mobilizohen përgjatë Rripit të Gazës, për atë që pritet gjerësisht të jetë një përgjigje ushtarake ndaj shpërthimit vetëvrasës palestinez të ditës së martë në afërsi të Tel Avivit.

Përgjegjësinë për shpërthimin që shkaktoi vdekjen e 15 izraelitëve e ka marrë grupi ekstremist Hamas, me seli në Rripin e Gazës. Tanket dhe trupat izraelite i janë afëruar Gazës, ndërkohë që janë mobilizuar edhe forca rezerviste.

XS
SM
MD
LG