Lidhje

Dagistani mban një ditë zi për shpërthimin në Kaspik - 2002-05-10


Zyrtarët në republikën ruse të Dagestanit thanë se 41 veta humbën jetën nga shpërthimi i djeshëm në qytetin port Kaspik.

Shërbimi federal rus i sigurimit njoftoi se janë arrestuar disa persona në lidhje me shpërthimin, i cili ndodhi gjatë një parade me rastin e përvjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore. Zyrtarët thanë se 17 prej viktimave ishin fëmijë.

Sot në Dagestan po mbahet një ditë zi për nder të viktimave. Në Kremlin, presidenti rus, Vladimir Putin, u takua me kryeministrit, Mikhail Kasyanov, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë përt ë diskutuar mbi hetimet dhe ndihmat për viktimat dhe familjet e tyre.

XS
SM
MD
LG