Lidhje

FBI kundër katër të akuzuarve në Pakistan - 2002-05-11


Një agjent i Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara dëshmoi kundër katër personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl, në një gjykatë të Pakistanit.

Kryeprokurori Raja Quereshi tha në seancën me dyer të mbyllura se eksperti i kompjuterit, Ronald Joseph, shpjegoi se si e kishte ndjekur komunikimin me postë elektronike të rrëmbyesve me mjetet e informimit. E-maili përmbante kërcënime për të vrarë reporterin e gazetës The Wall Street Journal dhe fotografitë e bëra pasi ishte rrëmbyer.

Agjenti i FBI-së paraqiti në gjyq një kompjuter portativ që i ishite kapur njerit prej të dyshuarve. Autoritetet në Pakistan thonë se është përcaktuar se ky kompjuter u përdor për të dërguar e-mailin për zotin Pearl.

Një avokat mbrojtës pritet t’i bëjë pyetje ekspertit amerikan të kompjuterve javën e ardhëshme.

Byroja Federale e Hetimeve i ndihmoi zyrtarët e Pakistanit në hetimet e tyre për vdekjen e zotit Pearl, i cili çoi në arrestimin e katër të pandehurve që tani po gjykohen. Shtatë të pandehur të tjerë janë ende të lirë.

Prokuroria thotë se edhe një sportelist hoteli do të dëshmojë sot. Ai e identifikoi të dyshuarin kryesor si Ahmed Omar Sheikh si personin që u takua me zotin Pearl në Karaçi, para se gazetari të zhdukej më 23 janar, ndërsa po mblidhte informacion mbi ekstremistët pakistanezë.

Diplomatët amerikanë në Karaçi morrën një video-kasetë që përmbante ekzekutimin e gazetarit amerikan një muaj pas zhdukjes së tij. Trupi i zotit Pearl nuk është gjetur.

XS
SM
MD
LG