Lidhje

Shkup: arrihet marrëveshja per paketën ligjore - 2002-05-12


Udhëheqësit e katër partive kryesore politike të Maqedonisë ranë dakord për një sërë reformash që kanë për synim zbatimin e plotë të marrëveshjes së paqes të arritur vitin e kaluar midis kryengritësve shqiptarë dhe qeverisë.

Marrëveshja për paketën legjislative u arrit pas tri ditë bisedimesh ndërmjet partive maqedonase dhe atyre shqiptare. Bisedimet u kryesuan nga presidenti Boris Trajkovski dhe të dërguar nga Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian.

Paketa e ligjeve përqendrohet në përdorimin e gjuhës shqipe në çështje shtetërore dhe sigurimin e përfaqësimit më të mirë të pakicave kombëtare në qeveri. I dërguari i Bashkimit Evropian, Alain Le Roy, tha se udhëheqësit politikë të Maqedonisë ranë gjithashtu dakord që zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në muajin shtator, do të zhvillohen në një raund të vetëm në baza të votës proporcionale në gjashtë njësi zgjedhore. Që të hyjnë në fuqi, këto reforma duhet të miratohen nga qeveria dhe parlamenti.

XS
SM
MD
LG