Lidhje

Sharon pëson humbje të rëndë politike - 2002-05-12


Kryeministri izraelit Ariel Sharon pësoi një humbje të rëndë politike pas votimit nga ana e partisë së tij Likud për të mos e pranuar idenë e themelimit të një shteti palestinez.

Rezultati i votimit shihet si fitore për ish kryeministrin Benjamin Netanjahu, i cili ka në plan të rivalizojë me zotin Sharon në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetarin e partisë. Zoti Sharon kishte kërkuar që votimi të shtyhej, duke argumentuar se kjo do ta vinte Izraelin përballë një presioni më të madh ndërkombëtar. Ai ka thënë se është në favor të një shteti palestinez por vetëm pasi të jetë vendosur siguria e plotë për Izraelin.

Udhëheqësi palestinez Arafat deklaroi se votimi binte ndesh me marrëveshjet e nënshkruara nga Izraeli. Sipas kryenegociatorit palestinez, Saeb Erekat, kjo tregon se Izraeli nuk ka plane për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze.

XS
SM
MD
LG