Lidhje

Një tjetër i akuzuar gati ti dorëzohet Hagës - 2002-05-13


Një ish-udhëheqës rebel i serbëve të Kroacisë, po përgatitet të dorëzohet këtë javë në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës. Strahinja Kastratovic, avokati mbrojtës i Milan Martic thotë se i dyshuari për krime lufte do të udhëtojë me avion për në Amsterdam, të mërkurën para se të shkojë në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë. Zoti Martic udhëhoqi serbët rebelë, që kundërshtonin deklarimin e pavarësisë së Kroacisë në vitin 1991. Akuza ndaj tij u ngrit nga Gjykata e Hagës, në lidhje me bombardimin me artileri të kryeqytetit kroat, Zagreb, në Maj të vitit 1995. Si pasojë shtatë civilë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG