Lidhje

32 të vrarë në Kashmirin indian - 2002-05-14


Të paktën 32 veta u vranë në Kashmirin indian, ku persona të dyshuar si ekstremistë islamikë sulmuan një autobus dhe një bazë të ushtrisë.

Zyrtarët thonë se sulmi u ndërmor nga tre njerëz të armatosur të veshur me uniforma ushtarake, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti dimëror i Kashmirit indian, Jammu. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Sulmi ndodh ndërkohë që ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Christina Rocca po viziton New Delhin për bisedime me zyrtarë të lartë indianë lidhur me rrugët për çtensionimin e gjendjes midis Indisë dhe Pakistanit, sidomos rreth Kashmirit. Zonja Rocca, e cila nesër do të shkojë në Pakistan, e dënoi sulmin duke e quajtur atë barbar.

XS
SM
MD
LG