Lidhje

Takimi i Rejkjavikut - 2002-05-14


Ministrat e jashtëm të NATO-s takohen sot me vendet kandidate, një ditë pasi aleanca dhe Rusia finalizuan marrëveshjen historike për të luftuar terrorizmin dhe rreziqe të tjera ndaj sigurimit.

Këshilli i ri NATO-Rusi u sanksionua nga një marrëveshje e nënshkruar dje në Rejkjavik të Islandës. Ai i jep Moskës të drejtën të ketë fjalën e saj në vendimet e aleancës, por pa i njohur fuqinë e vetos.

Bisedimet e sotme pritet të përqendrohen në planet e NATO-s për zgjerimin e saj drejt Evropës Lindore dhe Qendrore, duke përfshirë edhe vendet në kufi me Rusinë. NATO-ja dhe Rusia do ta zhvillojnë mbledhjen e parë të këshillit në fund të këtij muaji në Romë.

Presidenti Bush dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të marrin pjesë në mbledhjen e këshillit pas takimit të tyre të nivelit të lartë në Moskë dhe në Shën Peterburg.

XS
SM
MD
LG