Lidhje

Laura Bush komenton - 2002-05-14


“Para së gjithash duhet t’u mësojmë të gjithë fëmijëve të botës të respektojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve,” tha Zonja e Parë Laura Bush në turneun e saj të parë të rëndësishëm duke perfaqësuar presidentin George Bush në këtë udhëtim.

Duke folur para një forumi, të sponsorizuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zonja Bush tha se çdo prind, mësues dhe udhëheqës mban mbi vete përgjegjësinë: Për të dënuar tragjedinë e tmerrshme kur fëmijët hedhin veten në erë për të vrarë njerëz të tjerë. Arsimi mund t’i ndihmojë fëmijët të hedhin vështrimin përtej realitetit të mbushur me urrejtje dhe pa shpresë. Zonja Bush, e cila ka punuar më parë si mësuese dhe bibliotekare, tha se fitorja e qëndrueshme në luftë kundër terrorizmit varet nga arsimimi i fëmijëve: Arsimi rrit respektin për veten dhe për të tjerët. Arsimi sjell mirëkuptim dhe tolerancë. Zonja Bush shtoi se fëmijët amerikanë nga mbarë Shtetet e Bashkuara kanë grumbulluar dhe u kanë dërguar fëmijëve afganë më shumë se 4 milionë dollarë. Ajo lexoi një pjesë të një letre dërguar me një dollar nga një fëmijë: Të dashur fëmijë të Afganistanit. Ne duam t’ju ndihmojmë me ushqime, rroba, ujë dhe ilaçe. Përshëndetje nga Gray Coopernell, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa dyshim, duke ndihmuar fëmijët në skajin tjetër të botës, fëmijët amerikanë po mësojnë si të rriten të përgjegjshëm dhe t’u shërbejnë të tjerëve. Gjatë udhëtimit të saj 9 ditësh, përveç ndalesës në Francë Zonja e Parë do të ndalet edhe në Hungari dhe në Republikën Çeke. Më pas ajo do të shkojë në Berlin, ku do të jetë edhe presidenti para se të nisen për në Moskë për takimin amerikano-rus.

XS
SM
MD
LG