Lidhje

Suksesi i partive të djathta vazhdon - 2002-05-16


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme në Holandë tregojnë se partitë djathtiste të opozitës ishin fitueset më të mëdha, duke çuar në rrëzimin koalicionit qeveritar të krahut të majtë të kryeministrit Wim Kok.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Holandë janë të fundit në valën e fitoreve të krahut të djathtë në gjithë Evropën. Kohët e fundit, partitë e krahut të djathtë kanë shënuar përparim në Itali, Francë, Danimarkë, Britani dhe Portugali.

Demokristianët qendrës së djathtë të Holandës siguruan 43 nga 150 vendet në parlament. Në vend të dytë u radhit partia e re kundër imigrantëve, e udhëheqëit të vrarë të së djathtës ekstreme, Pim Fortuyn, me 26 vende në parlamenti. Partia Laburiste e zotit Kok dhe partnerja e saj fituan nga 23 vende secila.

XS
SM
MD
LG