Lidhje

Në Kinë lejohet përdorimi i 3 faqeve të Internetit - 2002-05-17


Kina ndaloi bllokimin e përdorimit të faqeve të Internetit të të paktën 3 organizatave perëndimore lajmesh, të cilat kinezët nuk mund ti shikonin për një kohë të gjatë.

Faqet elektronike të gazetës The Washington Post, dhe agjencive Rojter dhe Associated Press ishin sot të përdorshme nëpër kafene të internetit në Pekin dhe në Shangai.

Megjithatë, faqet e Internetit të shumë mjeteve të tjera të informimit, duke përfshirë edhe atë të Zërit të Amerikës, janë ende të bllokuara si edhe faqe interneti të Kina i shikon si subversive, si atë të lëvizjes së jashtëligjësuar Falun Gong.

Autoritetet nuk thanë se pse këto faqe interneti u hapën për përdorim nga të gjithë, pas një bllokimi prej vitesh, ose se sa për sa kohë do të jenë ato në përdorim.

XS
SM
MD
LG