Lidhje

Forcat izraelite kthehen në Xhenin - 2002-05-17


Forcat izraelite u rikthyen në kampin e refugjatëve të Jeninit në Bregun Perendimor, i cili u dëmtua rëndë gjatë një inkursioni ushtarak muajin e kaluar.

Ushtria izraelite tha se trupat arrestuan një numër ekstremistësh të dyshuar gjatë operacionit në orët e natës. Palestinezët thanë se pati të shtëna armësh, por nuk njoftuan humbje në njerëz.

Gjetkë në Bregun Perendimor, trupat izraelite njoftohet se hynë sot në Tulkarem. Në Rripin e Gazës ushtria izraelite tha se vrau një luftëtar palestinez ndërsa ky i fundit iu afrua një vendbanimi hebraik.

Përleshjet dhe lëvizja e trupave ndodhën pasi një këshilltar i lartë i zotit Yasser Arafat tha se udhëheqësi palestinez ka rënë dakort të mbahen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale brenda gjashtë muajsh.

XS
SM
MD
LG