Lidhje

Operacion i ri në Afganistan - 2002-05-18


Trupa të koalicionit kundër terrorizmit kanë ndërmarrë një operacion të ri ushtarak në malet e thepisura të Afganistanit lindor, kundër një force të rëndësishme luftëtarësh talebanë dhe të al-Kaidës.

Zyrtarë të forcës së udhëhequr prej britanikëve, thonë se operacioni i quajtur Kondor, u ndërmor të premten, pasi ndaj një patrulle australiane u hap zjarr në provincën Paktia, të enjten. Një zëdhënës britanik thotë se një numër i papërcaktuar luftëtarësh armiq u vranë në luftimet e para, ndërsa në radhët e trupave të koalicionit nuk pati viktima.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, nuk pranoi të diskutonte lidhur me hollësitë e operacionit. Por ai vuri në dukje se operacioni Kondor është i ngjashëm me goditjet e mëparshme kundër strofullave të terroristëve në Afganistan dhe se sulme të tilla do të ndërmerren përsëri në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG