Lidhje

Kryeministri indian bën thirrje për betejë vendimtare - 2002-05-18


Kryeministri i Indisë, Atal Bihari Vajpayee tha se ka ardhur koha për një betejë vendimtare kundër asaj që ai e quajti rebelim islamik i mbështetur nga Pakistani në Kashmirin Indian.

Zoti Vajpayee i bëri komentet para qindra ushtarëve indianë në qytetin Kupwara pranë vijës ushtarake të kontrollit që ndan Kashmirin indian nga ai pakistanez. Ai u bëri thirrje ushtarëve të jenë të gatshëm për sakrifica dhe shtoi se ka ardhur koha për një betejë vendimtare dhe për të shkruar një kapitull të ri fitoreje.

India e akuzon Pakistanin se armatos dhe stërvit ekstremistët islamikë që luftojnë për t’i dhënë fund kontrollit të Nju Delit mbi Kashmirin indian, shteti i vetëm me shumicë myslimane në Indi. Pakistani thotë se thjesht u jep mbështetje morale dhe diplomatike kashmirasve të cilët përpiqen për vetvendosje.

XS
SM
MD
LG