Lidhje

Video tjetër e bin Ladenit - 2002-05-19


Gazeta britanike Times në numrin e sotëm shkruan se ka arritur të sigurojë një video me një sekuencë të shkurtër të Osama bin Ladenit, që mund të jetë regjistruar para dy muajsh. Times shkruan se video-kaseta është siguruar nga një agjenci islamike lajmesh me bazë në Britani, e cila është shprehur se pjesa filmike me bin Ladenin është regjistruar në muajin mars. Gazeta shkruan se video-kaseta e tregon Osama bin Laden-in të dobësuar dhe të zbehtë, të ulur nën një pemë duke folur për martirizim. Ai paralajmëron gjithashtu se çdo vend që i del në krah Shteteve të Bashkuara, do të jetë në shenjestër të rrjetit al-Qaida. Gazeta Times shkruan se video-kaseta duket se është regjistruar gjatë një mbrëmjeje pranvere, por se vendndodhja e saktë nuk është e qartë.

XS
SM
MD
LG