Lidhje

Sulmi i dytë vetvrasës në Izrael në më pak se 24 orë - 2002-05-19


Një palestinez hodhi sot veten në erë në Izraelin verior. Ky ishte shpërthimi i dytë vetëvrasës në Izrael në më pak se 24 orë.

Policia njoftoi se asnjeri tjetër përveç autorit të sulmit nuk u dëmtua në incidentin që ndodhi në qytetin Afula. Zyrtarët izraelitë thanë se palestinezi e aktivizoi eksplozivin kur policia e kërkoi atij letër-njoftimin pasi u përpoq të hypte në një autobuz, por u kthye nga autoritetet.

Ky sulm ndodhi pas më pak se 24 orësh nga një shpërthim tjetër vetëvrasës, në të cilin një palestinez i veshur me uniformë të ushtrisë izraelite, vrau 3 izraelitë dhe plagosi të paktën 50 tët jerë në një treg plot me njerëz në qytetin bregdetar izraelit Netanya.

XS
SM
MD
LG