Lidhje

Rritet tensioni midis Indisë e Pakistanit - 2002-05-20


India po e shton praninë e saj ushtarake në rajonin e Kashmirit, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Indisë, Jaswant Singh, e paralajmëroi Pakistanin se India do t’u kundërpërgjigjet menjëherë sulmeve të reja përtej kufirit.

Dje Këshilli i Sigurimit i kryeministrit Atal Behari Vajpayee dha urdhër që forcat paraushtarake të viheshin nën komandën e drejtpërdrejtë të ushtrisë. Këshilli e mori këtë vendim pas një sulmi vdekjeprurës të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit nga persona të armatosur që dyshohet të jenë ekstyremistë myslimanë, kundër një kampi paraushtarakësh indianë dhe pas shkëmbimesh me armë zjarri përgjatë vijës së kontrollit në rajonin e Kashmirit, për të tretën ditë me radhë.

Pakistani mohoi çdo ndërlikim në këto sulme dhe tha se i ka nxjerrë jashtë ligjit grupet ekstremiste të Kashmirit dhe se do të përpiqet t’i zgjidhë problemet me New Delhin me mjete paqësore.

XS
SM
MD
LG