Lidhje

Nga Shkupi - 2002-05-24


Punonjësit e administratës publike në Maqedoni dhe ata që humbën vendet e punës në ndërmarrjet që dilnin me humbje, po protestojnë sot para parlamentit dhe qeverisë së Maqedonisë, duke kërkuar rritjen e pagave dhe hapjen e vendeve të punës. Organizatorët e grevës kanë paralajmëruar se ajo mund të vazhdojë edhe një muaj nëse nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve. Protestuesit kanë bllokuar sot hyrje-daljet e kryeqytetit të vendit Shkup dhe akset kryesore rrugore të vendit.

Po sot, në një zhvilli tjetër, burime të afërta me ish-UCK-në i thanë Zërit të Amerikës, se tashmë ka përfunduar faza e konsultimeve dhe është marrë vendimi për formimin e një partie të re të dalë nga ish-strukturat e UCK-së dhe të kryesuar nga zoti Ali Ahmeti. Partia e re pritet të shpallet publikisht në fillim të javës që vjen përmes një këshilli iniciator dhe një deklarate politike dhe më pas pritet të mbahet kuvendi i saj. Platforma e kësaj partie të re bazohet në arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve në Maqedoni me mjete politike dhe parlamentare, duke i mbetur besnike, sic thuhet parimeve të ish-UCK-së. Metoda e punës së saj do të bazohet në gërshetizmin e idealizimit kombëtar me pragmatizmin politik.

Ndërkohë, sonte në Shkup, mbahet kongresi i një partie tjetër të re, e cila hyn tashmë në skenën politike të Maqedonisë. Partia e re Republikane, drejtohet nga Mevlan Tahiri, deputet i pavarur në parlamentin e Maqedonisë dhe pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një zhvillim tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me rezolutën e miratuar nga parlamenti i Kosovës në të cilën hidhet poshtë marrëveshja midis Shkupit dhe Beogradit për kufirin midis maqedonisë dhe Kosovës. Në një deklaratë të zëdhënësit të departamentit të shtetit, Filip Riker, e cila iu dha mediave në Shkup nga ambasada amerikane në Maqedoni, thuhet se marreveshja mbi kufirin mbetet dhe se hedhja poshte e kesaj marreveshje nga Parlamenti i Kosoves nuk ka baza ligjore. SHBA ftojne te gjitha palët që te veprojne per zbatimin e plotë dhe te drejte të kësaj marreveshje kufitare.

XS
SM
MD
LG