Lidhje

Tre të vrarë në Tropojë - 2002-05-24


Gjate nje operacioni policor, te zhvilluar sot paradite ne rrethin e Tropojes per kapjen e personave te shpallur ne kerkim, ka mbetur i vrare polici i forcave speciale te repartit 712 ne Tirane, Edmond çuko.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kam i Eperm ,rreth 35 kilometer larg qytetit Bajram Curr. Forcat e policise kishin shkuar atje per te arrestuar vellezerit Shpend dhe Din Jahelezi,te shpallur si persona ne kerkim nga nje gjykate e Tiranes. Forcat e policise jane gjetur nen bresherite e armeve te te kerkuarve, ku si pasoje eshte vrare polici Edmond çuko.Pas kesaj, forcat e policise kane qelluar, duke vrare vellezerit Jahelezi,te moshes 36 dhe 28 vjeç. Njeri prej te vrareve ishte denuar me pare, ne mungese, nga gjykata per krimin vrasjes.

Prej thuajse tre javesh, policia shqiptare ka nisur ne Tropoje nje plan, i cili ,sipas saj, synon kthimin e mirebesimit dhe te rendit ne kete rreth, ku gjate 5 viteve te fundit jane vrare me shume se 130 persona, dhe autoret e tyre nuk jane ndaluar dhe as denuar nga drejtesia .

Zevendes drejtori i pergjithshem i policise shqiptare,Pjerin Ndreu, deklaroi sot se, policia nuk do te terhiqet nga plani i saj per te kthyer perfundimisht rendin dhe qetesine ne Tropoje,megjithse vrasja e policit Çuko eshte nje dhembje e madhe per te gjithe forcat e policise.

XS
SM
MD
LG