Lidhje

Foshnje 250 gramëshe !!! - 2002-05-25


Doktorët në Firence të Italisë thonë se një foshnjë, që kur lindi në shkurt të këtij viti, peshonte më pak se një shishe e vogël koka-kole, do të mund të ketë një jetë normale.

Vajza e vogël, të cilës doktorët dhe infermieret i vunë me përkëdheli emrin ”Perla”, peshonte vetëm 285 gramë kur lindi.

Doktorët e spitalit Careggi të Firences thanë se foshnja që lindi tre muaj para kohe ishte aq e vogël saqë mund ta mbaje në pëllëmbë. Pas lindjes, Perlën e vunë në një inkubator dhe e ushqyen me një pikatore fare të vogël, që u bë posaçërisht, sepse ato që ishin në dispozicion ishin shumë të mëdha për të.

Doktorët e spitalit thonë se Perla është bebja më e lehtë, që ka arritur të mbijetojë ndonjëherë, pas lindjes. Ata thonë gjithashtu se pavarësisht nga trupi i saj i vockël, Perla gjithmonë kishte vepruar si një bebe krejtësisht normale.

Foshnja e gëzueshme peshon tani plot dy kilogramë.

XS
SM
MD
LG