Lidhje

Papa, dëshiron sheshimin e mosmarrëveshjeve me ortodoksët - 2002-05-25


Papa Gjon Pali i Dytë bëri pelegrinazh në njërin prej vendeve më të shenjta në Bullgari, manastiri ortodoks i Shën Gjonit të Rila-s. Kjo vizitë shihet si shenjë dëshire nga ana e udhëheqësit botëror të katolikëve për sheshimin e ndryshimeve prej një kohe të gjatë në qendrimet ndërmjet të krishterëve katolikë dhe ortodoksë. Papa 82-vjeç dukej me shëndet të dobët dhe i lodhur, kur po bënte nderime pranë varrit të mbretit të Bullgarisë, Borisi i Tretë, dhe kur po takohej me kryeministrin, Simeon Saxe-Coburg-Gotha, i biri i mbretit të vdekur. Papa Gjon Pali i Dytë takohet sot me katolikët e Bullgarisë dhe me udhëheqësin e bashkësisë myslimane të vendit.

XS
SM
MD
LG